E kthyer tashmë në traditë, Tirana ndez sot dritat e pemës së krishtlindjes dhe vitit të ri. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në takim artistët të cilët do të performojnë në koncertin festiv të ndezjes së dritave në kryeqytet.
“Jemi këtu me çunat e gocat më të paparë të qytetit, artistët më magjikë të Tiranës sonë, me të cilët në orën 18.00, sot pasdite do të hapim dritat e pemës së Vitit të Ri, për gjithë gëzimin që sjell kjo stinë festash. Ndërkohë gjatë gjithë natës, do kemi një Natë të Bardhë, ku do të fillojmë me hapjen e dritave, do të vazhdojmë deri në të gdhirë”, tha Veliaj.
“Sonte në shesh do festojmë, do festojmë me muzikë të bukur, me artistë të mrekullueshëm, do festojmë me publikun i cili nuk është vetëm tirons, por me siguri nga të gjithë rrethet e Shqipërisë, sepse Tirana është e të gjithëve, por natyrisht, unë sa herë edhe vij me avion, shoh që avionët janë plot me turistë, duke ardhur në Tiranë”, tha Manjola Nallbani.
Nata e Bardhë është një festë e cila zgjat 24 orëshe, e cila ndër vite është zhvilluar ën 29 Nëntor, por për shkak të kushteve atmosferike këtë vit zhvillohet më 2 Dhjetor.
Tv Klan