Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Spektakli Maratona e Këngës Popullore Qytetare do të nis sot në TV Klan. Që nga VIP-at e muzikës së lehtë dhe popullore, duke vijuar me personalitete të fushave të ndryshme, kryesisht familje me tradita nga qyteti i Tiranës, duke qenë se dhe nata e parë i kushtohet pikërisht kryeqytetit shqiptar.

Por si do të funksionojë? Komportimi i prezantueses Magjistari me aktorin e njohur të kinemasë Guliem Radoja. Cilët do të jenë konkurruesit e festivalit të Disko-folkut? Cilat do të jenë risitë në raport me Maratonën e parë të Këngës Popullore Qytetare? Të gjitha këto do të zbulohen sot në mbrëmje në natën e parë të këtij spektakli, i cili do të transmetohet edhe në të gjithë Europën nëpërmjet transmetimit satelitor, mundësuar nga Televizioni Publik.

Kanale të tjera televizive, që do ta transmetojnë këtë spektakël janë, Art Kanal Strug, MKTV3 Maqedoni, Teuta Mal i Zi. Një nga momentet e veçanta e mbrëmjes së parë do të jetë edhe lidhja direkte me televizionin Koha Vizion, i cili transmeton Maratonën e Këngës Popullore për Kosovën. Në studion e këtij televizioni do të jenë prezente figurat më të spikatura të muzikës nga trevat e Kosovës, të cilët do të përshëndesin Maratonën e Këngës Popullore Qytetare.

Vetëm pak orë na ndajnë nga fillimi i Maratonës më të madhe të këngës popullore në Shqipëri, realizuar ndonjëherë nga televizionet private në vendin tonë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora