Vendi i parë grupin e Ligës së Kombeve do të vendoset të martën. Shqipëria do të luajë me Ukrainën, një ndeshje që duhet fituar dhe më pas të shikohet rezultati i takimit mes Çekisë dhe Gjeorgjisë. Sipas trajnerit Sylvinho mundësi janë.

“Kjo ndeshje është finale dhe duhet të futemi në fushë me zemër dhe shpirt. Ky është një nga grupet më të balancuar në Ligën e Kombeve. Çdo gjë është e hapur. Ne do të tentojmë të fitojmë. E respektojmë Ukrainën, por kjo është ndeshja e fundit që kemi shansin për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë”, tha Sylvinho.

“Ne duhet të fitojmë të bëjmë punën tonë dhe më pas të presim rezultatin e ndeshjes tjetër. Mund të arrijmë edhe play-off”,u shpreh Ismajli.

Për të vendosur për formacionin duhet pritur deri ditën e ndeshjes.

“Mund të rikuperohen lojtarët, por duhet të kuptojmë edhe gjendjen e tyre dhe të bëjmë vlerësimet e duhura. Asani ka bërë një rezonancë magnetike dhe duhet të bëjmë një vlerësim mbi gjendjen e tij duke diskutuar edhe me doktorin e ekipit”, tha Sylvinho.

Shqipëria e ka fituar 2-1 ndeshjen e parë me Ukrainën që hapi edhe ndeshjet në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të kenë mbështetjen e mijëra tifozëve në stadiumin “Air Albania” dhe shumë të tjerëve që do ta ndjekin direkt në Tv Klan.

Tv Klan