Anglia e ka seriozisht për Thomas Tuchel! Trajneri gjerman është i përzgjedhuri për të pasuar Gareth Southgate si trajner i kombëtares dhe, sipas “Daily Mail”, bisedimet mes Federatës Angleze dhe përfaqësuesve të teknikut kanë nisur.

Palët janë duke diskutuar për shumë detaje, duke qenë se Tuchel është ende nën kontratë me Bayern Munich. Kombëtarja angleze po drejtohet përkohësisht nga Lee Carsley, ish-trajneri U21, i cili mori drejtimin pasi Southgate dha dorëheqjes pas humbjes së dytë radhazi në një finale të kampionatit europian.

Një tjetër kandidaturë është edhe ajo e Pep Guardiolës, kontrata e të cilit me Manchester City përfundon në fund të sezonit, por për momentin Tuchel mbetet kandidati kryesor, edhe sepse pavarësisht se te Bajerni nuk la gjurmë, në Angli ai gëzon respekt të madh për atë që bëri te Chelsea në vitin 2021, kur fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Nëse firma në kontratë hidhet, Tuchel do të bëhej trajneri i tretë i huaj në historinë e kombëtares angleze, pas Sven-Goran Eriksson-it dhe Fabio Capello-s.

Fakti që gjermani e njeh futbollin anglez që nga koha kur drejtonte blute e Londrës dhe fakti qe ka punuar me kapitenin Harry Kane te Bayern Munich shikohet si diçka pozitive në instituconin anglez të futbollit.

Edhe Tuchel dëshiron që të kthehet në punë dhe e konsideron stolin anglez si një propozim tërheqës.

Klan News