“Të premten i komunikon akuzën për falsifikim të dokumenteve”
Prokuroria kundër Krimit dhe Korrupsionit pritet të marrë të pandehur gjyqtarin e Vettingut Luan Daci me akuzën e falsifikimit edhe pse Gjykata e Posaçme e Apelit e riktheu në detyrë pasi u pezullua për shkak se ndaj tij filluan hetimet.
Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se, ditën e premte Daci është thirrur nga Prokuroria për t’u njohur zyrtarisht me akuzën.
Në sajë të hetimeve ka rezultuar se gjyqtari i KPA nuk ka deklaruar një masë administrative të marrë në vitin 1997. Në atë kohë Këshlli i lartë I Drejtësisë ka shkarkuar Dacin nga detyra e gjyqtarit, për paaftësi dhe shkelje të ligjit.
Është pikërisht kjo shkelje që përbën shkak që Daci mos përmbushë kritert për të mbajtur statusin e prokurorit ose gjyqtarit dhe për këtë nuk mund të jetë më pjesë e Kolegjit të Posaçme të Apelimit.
Në muajin Maj, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pezulloi nga detyra Dacin me kërkesë të SPAK, por u rikthye 2 javë më vonë në detyrë nga Apeli. Tashmë prokuroria kërkon marrjen të pandehur të Dacit, kerkesë e cila do të kalojë në një seancë paraprake gjyqësorë.
Në këtë seancë pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim, do të pushohet apo do t’i kthehet pas prokurorisë për veprime të tjera hetimore.
Tv Klan