Presidenca Spanjolle rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e integrimit Evropian dhe prirjet pozitive për zgjerimin e bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zv/ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Huan Murinjo, teksa prezantoi projektin e BE-së për asistencën teknike për organizatat e shoqërisë civile, theksoi se në këtë rrugë mjaft i rëndësishëm është edhe roli i shoqërisë civile.

Huan Murinjo: “Presidenca Spanjolle mbështet zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërinë, por në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit shoqëria civile duhet të luajë rolin e saj. Sipas raportit të fundit, ajo ka bërë përparime, por ende është e dobët dhe fragmentare. Ky projekt synon të rrisë rolin e shoqërisë civile”.

Ndërsa përfaqësues të qeverisë theksuan, se qeveria ka bërë hapa përpara në bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Projekti “Takso” i prezantuar nga Ambasada Spanjolle do të bazohet njëherazi dhe  në tre vendet e tjera të Ballkanit, ku qëllimi kryesor mbetet formimi i rolit te shoqërisë civile në zhvillimin e vendit./tvklan.al Gazetar: Eno Luarasi