Spanja ka shpallur listën provizore për Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Mëngjesin e kësaj të hëne, trajneri Luis de la Fuente shpalli listën me 29 futbollistë që do të grumbullohen për fazën përgatitore.
Nuk mund të mungojnë yjet spanjollë në Premier League si Rodri, David Raya apo Marc Cucurella. Po ashtu janë thirrur edhe yjet në ngjitje të Barcelonës si Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal.
Sa i përket Realit të Madridit, finalistit të Champions League dhe fituesit të La Ligës, ka vend për Carvajal, Nacho-n dhe sulmuesin Joselu.
Gjatë konferencës për shtyp, Luis de la Fuente tha se të gjithë lojtarët kanë të njëjtat shanse për të qenë në Europian.
Lista provizore e Spanjës:
Portierë: Unai Simon, Alex Remiro, David Raya
Mbrojtës: Jesus Navas, Dani Carvajal, Robin Le Normand, Aymeric Laporte, Nacho Fernandez, Dani Vivian, Pau Cubarsi, Alejandro Grimaldo, Marc Cucurella
Mesfushorë: Martin Zubimendi, Rodri Hernandez, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Pedri, Marcos Llorente, Fermin Lopez, Aleix Garcia, Alex Baena
Sulmues: Lamine Yamal, Ferran Torres, Dani Olmo, Nico Williams, Ayoze Perez, Alvaro Morata, Joselu Mato, Mikel Oyarzabal.
Në Europian, trajneri duhet të vendosë që të mos marrë 3 futbollistë, duke qenë se lejohen vetë 26 lojtarë.
Kujtojmë se Spanja është në një grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë në Euro 2024. Tashmë e vetmja skuadër që nuk ka publikuar listën është kombëtarja kuqezi.
Për këtë arsye pritet që Sylvinho të dalë në një konferencë për shtyp në orën 16:00 ku do të na njohë me listën e tij të futbollistëve që do t’u besojë në këtë kampionat europian.
Të gjitha ndeshjet e Euro 2024 do të mund t’i ndiqni vetëm në ekranin e Tv Klan./tvklan.al
🚨🇪🇸 OFFICIAL: Spain provisional squad for Euro 2024. pic.twitter.com/aTLWdmf1fm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 27, 2024