Lajme Arkiva 2003

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela e ka zhvilluar sot fushatën elektorale me banorë të njësisë bashkiake numër 7 në kryeqytet. Ai ka shfrytëzuar për të bërë fushatën e tij rrugët e amortizuara të njërës prej lagjeve të kësaj njësie bashkiake, pikërisht rrugën “Nikollë Kena”.

Kandidati demokrat Ngjela ka theksuar se çdo gjë do të rregullohet nëse ai do të marrë bashkinë e Tiranës duke i ftuar kështu banorët të votojnë për të. Më pas Ngjela ka thënë së do të vërë bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve për të zgjidhur hallet e tyre.

Spartak Ngjela:Ne do ta kthejmë bashkinë qytetarëve dhe bashkë me këtë do ta bëjmë qytetin të banueshëm për të gjithë qytetarët. Është në 90% të tij ky qytet është i pabanueshëm, do ta kthejmë të banueshëm mos u mërzisni. Nuk janë premtime, janë zgjidhje.

Banorët e kësaj rruge kanë theksuar se në zonën e tyre nuk ka asnjë investim sepse këta banorë janë demokrat. Më tej kandidati demokrat ka takuar qytetarët që banojnë në këtë rrugë duke u interesuar për problemet që ata kanë. Njëkohësisht ai ka dhënë premtimin e tij elektoral se ai do të bëj shumë për këtë lagje./tvklan.al