Lajme Arkiva 2003

Kandidati demokrat Ngjela ka nisur fushatën e ditës së sotme me njësinë numër 7 të Tiranës ku ai ka parë nga afër dhe ka dëgjuar banorët për problemet në këtë lagje.

Ngjela gjatë këtij takimi ka deklaruar se duhet tua kthej bashkinë qytetarëve për ta vënë në shërbim të tyre, ndërsa në orët e pasdites kandidati demokrat ka zhvilluar një takim me elektoratin e kësaj zone.

Ngjela ka theksuar se kandidimi i tij dhe fitorja e kandidatëve demokrat do ti kthejë optimizmin qytetarëve.

Spartak Ngjela: Një herë për një herë jemi në momentet e konstatimit dhe të verifikimit të programit tonë përkatësisht programit tim me ato që kemi konstatuar në mënyrë të përgjithshme dhe me ato që shikojmë konkretisht. Sot kam qenë në njësinë numër 7 në rrugën e “Kavajës” ngjitur me kishat e mëdha diku në ato zonat atje në qendër. E dija si ishte, vajta me qëllim për të treguar se nuk ka ndryshim qendra nga periferia. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka 300.000 zgjedhës  këtu. Unë me 300.000 zgjedhës nuk lë të preket asnjë fije floku e të drejtave të qytetarëve të mijë. Asnjë kompromis nuk do të bëjë me qeverinë qendrore e kujtdo qoftë qeveria. Edhe në qoftë qeveria jonë në lidhje me mbarëvajtjen e të drejtave, mbarëvajtjen dhe mirëqenien e qytetarëve të Tiranës./tvklan.al