Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Tirana është 5 herë më shumë e ndotur se norma që lejon OBSH. Në këtë përfundim arritën ekspertët e mjedisit të thirrur nga kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela, në rrugën “21 Dhjetori”.

Eksperti i mjedisit:- “Kjo zonë është shumë herë më e ndotur se sa normat e lejuara të Komunitetit Europian dhe të Shqipërisë. Pra bëhet fjalë për një rend madhësie mbi 5 herë”.

Çështjet kryesore për t’u zgjidhur sipas ekspertëve janë ndërtimi i një impianti për thithjen e ajrit të ndotur, nxitja e politikave për të përdorur automjete me lëndë djegëse më të lehta, si dhe vënia e kritereve për ndërtimet. I shoqëruar nga vullnetarët të cilët ishin të pajisur me maska, për t’u mbrojtur nga ndotja, Ngjela vazhdoi takimet e tij në hotel Tirana me ekspert të kësaj fushe.

Spartak Ngjela:- “Hajde t’i vendosim bashkë ekuilibrat ekologjik qytetit. Sa ëshët fatura, sa duhen fondet, t’i drejtohemi institucioneve ndërkombëtare të specializuara të pastrojmë qytetin, pa i sjellë dëm individit. Është çekuilibruar qyteti. Unë nuk kam një shkop magjik që ta bie vetë, me ju, por ama e pranojë filozofinë tuaj. Më 13 Tetor, unë fillojë e pyes profesionistët për ambientin”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini