Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Korridori 8 të financohet deri në 2013. Kjo ka qenë kërkesa e vendeve nga kalon Korridori 8 në takimin e përvitshëm të organizuar në Bari. Ministri i Transporteve Spartak Poçi shprehet, se pala shqiptare bëri kritika për financimin e projektit.

Spartak Poçi:- “Gjatë një viti që ka kaluar, nuk ka pasur progres të mjaftueshëm, progres i cili do të na çonte në fillimin e këtij korridori dhe kritikat tona do jenë adresuar më së pari drejt ministrit italian të infrastrukturës”.

Pala shqiptare sipas Poçit, ka kërkuar verifikim të raportit nga ana e Bashkimit Europian. Për këtë çështje komisioneri i KE që ka realizuar këtë raport, do të vizitojë Shqipërinë në Tetor. Sipas Poçit, konkurrenca mes vendeve të rajonit, nuk ka ngjyrime politike, por është konkurrencë me qëllime ekonomike normale./tvklan.al