Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Në orët e para të mëngjesit anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Vlorë janë nisur drejt urës së Mifolit për të pritur Sali Berishën, por forca të shumta policie që ishin përqëndruar në qytetin bregdetar kanë ndaluar karvanin e makinave. Më pas policia ka hapur rrugën por kontrollet kanë qenë të vazhdueshme dhe të shumta gjatë gjithë rrugës Vlorë-Tiranë.

Ndërkohë në sheshin e Flamurit pritej ardhja e Berishës dhe njerëzve që e shoqëronin atë. Përpara vlonjatëve Berisha kë kërkuar falje për skemat piramidale, ndërsa për akuzat e tjera ai tha se ishin të gjitha mashtrime. Është më mirë të humbasësh apo të gabosh një mijë herë tha ai se sat ë largohesh nga fusha e betejës.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Unë vij këtu midis jush, më i fortë se kurrë ndonjëherë. Ne shmangëm një luftë civile dhe historia këtë përgjatë do ta mbaj mend. Vëllezër e motra duke njohur gabimet dhe përgjegjësit tona, ne kemi dëshmuar se asgjë nuk lëkund raportin tonë me të vërtetën, me mësimet që duhet të nxjerrim”

Por jo gjithçka ka ecur me të njëjtin ritëm, për shkak të një problemi shëndetësor të liderit demokrat. Mitingu ka vazhduar edhe për pak minuta dhe më pas njerëzit janë larguar pa shkaktuar incidente./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego