Mbrëmë spektakli “Akademia e yjeve” arriti një kulminacion në nivelin e interpretimit të sfidave në këngë dhe kërcim. Kritik a e cilësoi mbrëmjen e djeshme si një spektakël të rrallë që dukej sikur ishte një natë finale. Mbrëmë në sfidat e këngëve dhe të kërcimit morën pjesë të gjithë konkurentët një pjesë prej të cilëve i propozuan vetë materialet që i interpretuan.
Kjo ndoshta ndezi fort garën mes tyre, sidomos mes Irisit dhe Syartës e shpallur dhe si top sfida e mbrëmjes.
Iris Hoxha: “Më vjen mirë që një sfidë e fitoi ajo, një sfisë unë kështu jemi barazim.”
Vajzat u paraqitën me këngë mjaft të vështira sidomos ajo e Whitney Houston e sjellë për publikun nga Syarta e cila duket se nuk dorëzohet kollaj.
Syarta Ramadani: “Mendoj që kjo ende nuk është ajo maksimumi im, kam për të dhënë edhe shumë më shumë.”
I larguari nga spektakli i mbrëmshëm ishte Qëndrimi nga Gjakova edhe pse si disi e papritur ai ndihet mirë për eksperiencën e marrë nga pedagogët e akademisë së yjeve.
“Kam marrë një mësim mjaft të mirë nga stafi pedagogjik dhe ndihem krenar që kam punuar me profesionit.”
Spektakli i mbrëmshëm tërhoqi në mënyrë të veçantë publikun ku si spektatorë të pranishëm ishin jo vetëm të rinj e mësues nga e gjimnazet e Tiranës, por kishin ardhur 100 gjimnazistë nga Maqedonia, Kërçova dhe Tetova, si dhe të rinj të gjimnazit ë Pogradecit për të mbështetur të preferuarit e tyre. Ky spektakël po ndiqet kudo që ka shqiptarë këtë e vërtetojnë mijëra mesazhe votim të mbërritura në këtë spektakël./tvklan.al