Mbrëmja e sotme në spektaklin Akademia e Yjeve do të sjellë një garë shumë të fortë përballë njëri-tjetrit do të jenë 15 konkurrentë, 8 nga skuadra e bardhë dhe 7 nga skuadra blu, të cilët kryesisht do të interpretojnë në repertorin kontenporan.
“Në sfidën e dytë shpresoj që t’ia arrij dhe këtë qëllim të dal e fituar”.
“Mendoj që konkurrenca që ka bashkë me skuadrën është mjaftë emocionuese, por emocioni më i bukur është që do ta tregoj veten”.
“Unë sfidohem me një këngë edhe është shumë vështirë. Po lus zotin që dhe këtë javë të më mbështesë”.
Sonte të gjithë konkurrentët do të përballen jo vetëm me opinionin publik apo të kritikës por dhe me prindërit e tyre. Çdo gjë në prova tregon se mbrëmja e sotme do të jetë një spektakël shumë i bukur, e për këtë optimiste është dhe mësuesja e baletit Enada Hoxha.
Enada Hoxha: “Shpresoj se ata do të dalin vërtetë mirë, sepse unë e kam parë punën e tyre se si vijnë, punojnë me orë të tëra dhe lodhen dhe them se do të jetë shpërblimi më i mirë i joni është puna e tyre”.
Edhe sonte do të duhet të largohet njëri nga konkurrentët, i cili sipas producentes nominohet nga skuadra fituese./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni