Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u prit në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan.
Në takimin e veçantë me Papa Franceskun, e shoqëruar dhe nga ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së shenjtë znj.Majlinda Frangaj, kryetarja e Kuvendit Spiropali i shprehu shenjtërisë së tij falenderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën.
Po ashtu, kryetarja e parlamentiti falenderim i shprehu edhe për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, të cilën Ati i Shenjtë e ka vlerësuar “Një trashëgimi historike e njerëzimit”.
Kjo vizitë e kryeparlamentares Spiropali në selinë e shenjtë, përkon me 10 vjetorin e vizitës së Papa Franceskut në Shqipëri.
Klan News