Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0 takimi i fundit i përfaqësueses tonë Shpresa me Gjerorgjinë, zhvilluar sot pasdite në stadiumin “Selman Stermasi”. Megjithëse lojtarët tanë e kerkuan më shumë golin duke kryer një volum më të madh pune dhe raste për shënim golat munguan.

Në pjesën e parë pranë golit janë lojtarët e Gjeorgjisë, por qendërmbrojtësi pisha dhe lojtari Mustavfa tregojnë aftësitë e tyre duke neutralizuar sulmet e skuadrës Gjeorgjiane. Më pas do të jenë Sinani e Xhafa për skuadrën tonë që do të shqetësojnë portën kundërshtare por pa arritur të shënojnë.

Në minutën e 60 Sinani brenda zonës pas një topi të marrë nga Imeraj i kudondodhur vonon në gjuajtje. Më pas Arbëri me kokë, do ta dërgoj topin mbi traversë. Rritet presioni në minutat e fundit me futjen dhe të Reizvanollit, por gola nuk ka. Në momentet e fundit të krejt takimit Arbëri do të godas fort por përsëri dallohet portiere Gjeorgjian. Kështu pra 0-0 në takimin e fundit të Shpresës tonë në eleminatorët e Euro 2000./tvklan.al