Erkand Qerimaj është pritur si hero në kthimin e tij nga Bukureshti ku u shpall nënkampion Evrope, por fitoi edhe medaljet e para në kategorinë e të rriturve.

Erkand Qerimaj: “Mendoj se duhet të kënaqem me një kampion Evrope. Nuk është një titull i vogël. Mendoj se në të ardhmen do kem kohë sepse ka edhe gara të tjera plot ku mund të arrij suksese të tjera.”

Zef Kovaçi: “Ishte rezultati më i lartë që ka arritur peshëngritja shqiptare, medalja e arit për herë të parë. Theksoj që Erkandi ishte dy ditë jashtëzakonisht, është edhe sot, jashtëzakonisht keq me një infeksion syri.”

Erkand Qerimaj së bashku me Romela Begaj i dhanë Shqipërisë në këtë Evropian katër medalje nga të cilat 2 të arta, 1 argjendi dhe 1 bronzi.

Aktivitet e ardhshme ndërkombëtare do të jenë Lojërat Mesdhetare në Qershor dhe Kampionati Botëror në Nëntor./tvklan.al