Është kthyer me 3 medalje nga Botërori i të rinjve por Ervis Tabaku thotë, se mund të kish bërë më shumë.
Ervis Tabaku: “Ishte thjesht nxitim dolëm pak para kohe nga nxehja, nuk isha i stabilizuar tamam me frymëmarrjen dhe kjo bëri që dështova dy provat e para. Ndërsa prova e tretë nuk kishte më për të gabuar dhe ndodhi që e realizova me sukses. … dy provat e para i realizova mirë, provën e fundit që tentova të merrja medaljen e arit thjesht po përsëri një nxitim, një entuziazëm i parakohshëm përpara që ajo provë të dështonte.”
Edhe Sherian Ruçi ka arritur një rezultat të mirë nga aktivitetin e parë të saj ndërkombëtar. Me vendin e 5 të arritur Ruci është një peshëngritëse premtuese për Olimpiadën e 2012. Ka besim për këtë edhe presidenti i federatës Esat Ademi.
Esat Ademi: “Kjo është një rezultat mjaft i mirë dhe jep optimizëm për lojërat Olimpike 2012. Pra tek Elvisi shohim … dhe shohim rezultatet në lojërat Olimpike 2012. Duke marrë parasysh se për të ishte gara e fundit për Botëror për të Rinjtë.”
Duke filluar që nga lojërat mesdhetare të Peskarës kombëtares shqiptare i rikthehet edhe Fetie Kasa e cila ka përfunduar dënimin 2 vjeçar dhe sipas trajnerit të saj Sokol Bishanaku, Fetija mund të pretendojë medalje në Pescara./tvklan.alGazetar Erjon Todhe