Lajme Arkiva 2003

Ky është stacioni kryesor i zjarrfikëseve të kryeqytetit. Është kjo pikë e cila mban edhe peshën kryesore në shuarjen e zjarreve në Tiranë. 3 makina në gjendje gatishmërie janë çdo ditë në shërbim të popullatës dhe tre makina të tjera janë në gjendje pune. Efektivi i kësaj pike zjarrfikëse përbëhet nga 10 punonjës të cilët punojnë me 3 turne.

Njëri nga drejtuesit e këtij stacioni na tregon diçka më shumë për funksionimin e stacionit zjarrfikës në kryeqytet.

Drejtuesi i stacionit zjarrfikës: “Kjo këtu është qendra kryesore nga i cili drejtohet e gjithë veprimtaria e shërbimit zjarrfikës të Tiranës. Kemi një pikë tjetër që e kemi në kombinat që ka qenë  dhe atje ekipi i efektivit lufton për shuarjen e zjarrit në zonat e kombinatit. Kohët e fundit ne kemi hapur një pikë tjetër në kinostudio e cila është një hap përpara shërbimit zjarrfikës prej kaq kohësh që mbulon zonën e sipërme dhe të Kinostudios”.

Po ashtu në shërbimin zjarrfikës në të gjithë Shqipërinë në shërbim të qytetarëve apo në rastet e rënies së zjarrit në ambiente publike, pyje etj, janë në funksionim rreth 36 pika zjarrfikëse si dhe 59 makina./tvklan.al