Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në qeli ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, togat e zeza refuzuan kërkesën e tij për liri.

Rrjepaj ka rënë në pranga më 17 Gusht të vitit të kaluar i akuzuar për “shpërdorim detyre” sa i takon  koncesionit të ‘Sterilizimit’. Për këtë aferë, janë lëshuar 8 urdhërarreste.

Kujtojmë se Rrjepaj ishte në komision të Premten, edhe pse me pranga në duar. Për 8 orë ai u përball me pyetjet e anëtarëve të Komisionit Hetimor për përgjegjësitë e tij për dy koncesionet e “Sterilizimit” dhe “Chek Up”-it.

Ai mohoi të ketë abuzuar me detyrën, duke shtuar se ndaj tij është montuar një akuzë për një vepër penale që nuk e ka kryer.

/tvklan.al