Me debate deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje ka vijuar mbledhja e komisionit hetimor të Shëndetësisë, për sterilizimin dhe check up.
Pavarësisht se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj la për dy ditë me radhë qelinë ai nuk mundi të dëshmojë, duke qëndruar për më shumë se 16 orë edhe ditën e dytë në korridoret e Kuvendit.
PD kushtëzoi dëshminë e Ilir Beqajt me thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Rama dhe Vilma Nushit.
Albana Vokshi: Dy dit show me pranga Ilir Beqajn që ta hidhni si limon vetëm për të mos i dhënë mundësi komisionit për të marrë dëshminë e Edi Ramës dhe Vilma Nushit.
Plarent Ndreca: Sapo doli skenari i opozitës, pra ju kushtëzoni hyrjen e zotit Beqaj me dy persona të pamiratuar nga ky komision.
Pak para orës 02:00 opozita kërkoi që Ilir Beqaj të kthehej në burg pasi kishte kaluar data 13 Nëntor që kishin marrë leje për nxjerrjen e tij nga qelia. Në këtë moment ish-ministri u fut në sallën e komisionit ku pati përplasje me deputetët demokratë.
Albana Vokshi: Kush je ti mo, që hyn këtu.
Hyrjen e dëshmitarit të pathirrur në sallë Vokshi e cilësoi shkelje të rëndë.
Albana Vokshi: Guxon ai dhe hyn e kërcënon?! Po ju si nuk flisni asnjëri mo?
Afatet e komisionit shëndetësor mbarojnë mesnatën e kësaj të enjteje, ndërkohë që të mërkurën shumica socialiste në Konferencën e Kryetareve rrëzoi kërkesën e opozitës për të zgjatur afatet Konçensionet e sterilizimit dhe të check up shkojnë 250 milionë Euro.
Klan News