Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Batutat, më mirë nga dora e gruas apo mamit, qofte apo sushi?
Në një aktivitet për ushqimin e rrugës, gjetëm rastin, të pyesim qytetarët e Tiranës, sesi ushqehen shqiptarët. Pyetjeve tona, nëse pëlqejnë ushqimin e mamit apo të gruas, do të zgjidhnin sushi apo bukë me qofte, të intervistuarit iu përgjigjen me humor e batuta.
Skandal, çmimi i fruta-perimeve, si 3-fishohet nga fermeri te konsumatori
Edhe pse ka hyrë stina e bollëkut në prodhimin e fruta-perimeve, çmimet e tyre janë të larta në mënyrë të palogjikshme. Sipas ekspertit të fushës, Vjoldi Danaj, nëse domatja shitet nga fermeri me 40 lekë/kg, duhet të mbërrijë te konsumatori me çmim jo më shumë se 80 lekë/kg. Por në fakt, emisioni “Stop” në Tv Klan e gjeti me 200 lekë për kg.
Ndalesa e parë ishte tregu i Kasharit.
Stop: Sa është domatja?
Tregtari furnizues: 80 lekë!
Stop: Sa?
Tregtari furnizues: 8!
Stop: Sa shitet në dyqan kjo, nëse e blej kaq?
Tregtari furnizues: 120 lekë/kg. 50 lekë boll i ke.
Stop: Po ti sa fiton?
Tregtari furnizues: Unë fitoj 60 lekë/kg.
Në pikat e shitjes në Tiranë, diferencimi në çmim është i dukshëm.
Stop: Sa është domatja?
Shitësi: 200 lekë!
Stop: Sa është domatja?
Shitësi: Domatja, 200 lekë!
Stop: Pink Rose është kjo?
Shitësi: Po, Rose.
Stop: Pink Rock?
Shitësi: 140!
Stop: Po domatja rozë?
Shitësi: 150!
Qershia e shitur nga fermeri 250-300 lekë, u ble nga konsumatori me mbi 900 lekë/kg. Vëzhgimin është kryer përgjatë një dite në tregun e Lushnjës, aty ku fermeri-prodhues ia shet produktin e stinës tregtarit të grumbullimit ose furnizuesit të pikave të shitjes në Tiranë.
Stop: Sa është sallatori?
Tregtari i Lushnjës: 50 lekë!
Stop: Sallatori?
Shitësi Tiranë: 120!
Stop: Me sa janë specat?
Tregtari i Lushnjës: Me 70!
Shitësi në Tiranë: 150!
Tregtari i Lushnjës: 250!
Stop: Sa është qershia?
Tregtari i Lushnjës: 300!
Stop: Qershitë?
Shitësi në Tiranë: Me 900 lekë kg.
Stop: Sa është qershia?
Shitësi në Tiranë: 1000 lekë!
Tragjike, aksidenti i merr jetën të resë, motra shtatzënë humb fëmijën
Humbi motrën dhe fëmijën në bark prej aksidentit tragjik, pret dëmshpërblimin prej 11 vitesh
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në rrugën lidhëse të Tiranës me Ndroqin për një aksident të ndodhur në 17 shtator 2013, si pasojë e të cilit dy motra u aksidentuan ndërsa ishin në trotuar. Njëra prej tyre ndërroi jetë, ndërsa tjetra Anila Grimca hyri në koma për 21 ditë në koma, 4 muaj regjim shtrati dhe humbi fëmijën që kishte në bark.
Sot Anila tregon se ka marrë dëmshpërblim vetëm 3 milionë lekë të vjetra. Çështjen e ka cuar në gjykatë, ku ka kërkuar 70 milionë lekë të vjetra për dëmin. Gjykata e shkallës së parë ia ka dhënë, por vendimi i apeluar nga Byroja Kombëtare e Sigurimeve e ka hedhur poshtë këtë vendim. Tani, prej 8 vjetësh pritet të flasë Gjykata e Lartë ku ende nuk është caktuar një datë gjyqi.
Përfaqësuesi ligjor i Anilës, Kostandin Trëndafili shpjegon se po pret rezultatin e rekursit që ka bërë në Gjykatën e Lartë.
Avokati: Është marrë jashtë gjyqësisht një shumë dëmshpërblimi nga tjetër zyrë avokatore. Pastaj më është bërë mua prezente. Kam fituar shkallën e parë, por Apeli e ka rrëzuar. Unë kam bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Të shohim, ndoshta do ia dalim.
/tvklan.al