Donald Trump shfaq talentin e fundit gjatë një takimi elektoral


Një video e ish-presidentit Donald Trump është kthyer në virale së fundi. Trump është shfaqur duke kërcyer blues klasik, gjatë një aktiviteti elektoral në Bronks.

Saga e qytetares: Qiramarrësi zapton kancelarinë te “Selvia”, hap kontratë në emër të të vdekurit


Në maj 2018 emisioni “Stop” në Tv Klan ka trajtuar problematikën e pronës së zonjës Antoneta Kaiku, e cila kishte futur qiramarrësin Fatmir Istrefi në kancelarinë e saj në zonën e “Selvisë”, por ky i fundit i kishte zaptuar pronën. Zonja hapi një sërë procesesh gjyqësore, por sërish e kishte të pamundur të hynte në pronën e saj.

Gjatë kohës që proceset zvarriten, Fatmir Istrefi nisi një tjetër shkelje pasi pronarja Antoneta Kaiku i ndërpreu ujin dhe dritat. Ai hapi një kontratë në emër të një qiramarrësi të mëparshëm Agim Toptani, që ka ndërruar jetë në vitin 1978.

Qytetarja: Unë kam bërë një kërkesë për kthim emri.

Punonjësja: Më jep numrin e kontratës, ta shikoj në sistem!

Qytetarja: 7283, ka qenë emrin në Fatmir Kaikun, ka kaluar Agim Toptani, tani dua ta kaloj prapë Fatmir Kaikut. Se kam hequr picirin e zi, kam kaq vite, që në 2016-ën, por këtë e ka bërë qiraxhiu nga Fatmir Kaiku, në Agim Toptani në 2016-ën.

Punonjësja: Nuk e ke këtu!

Qytetarja: Shihe! E ka bërë ai. Unë e bëra mbylljen e sahatit, se e kisha në emër të tim shoqi dhe ky ka ardhur vetë në emrin e vet dhe ka kërkuar ndërrimin nga Fatmiri në qiraxhiun e kohës së Enverit, që ka 47 vjet, që ka vdek. Edhe ia kanë bërë!

Punonjësja: Për këtë pjesë nuk të jap dot përgjigjje!

Qytetarja: Po më thanë, që është bërë këtu tek “Pazari i Ri”. Agimi u ngrit nga varri? Ka vdekur, që në 78-ën!

Punonjësja: Nuk e di, se si kanë qenë procedurat në atë kohë, por sot di të them, që bëhet me çertifikatë pronësie.

Me kamerën e “Stop”, vetë Antoneta Kaiku u interesua dhe dorëzoi dokumentet, moment pas të cilit iu ndërrua emri i kontratës nga Agim Toptani në Antoneta Kaiku.

Qytetarja: Kam çu të gjithë dokumentacionin, se unë e mora edhe nga Kthimi i Pronave me çertifikatë pronësie, me të gjitha.

Pas verifikimit të OSHEE-së, është bërë ndryshimi i emrit nga Agim Toptani te Antoneta Kaiku.

Punonjësja: Po është në emër të Antoneta Kaikut.

Qytetarja: Ka kaluar? Është kthyer?

Punonjësja: Po!

Qytetarja: Ok, shyqyr! Më në fund!

Stafi  teknik do të shkojë në objekt për të kryer ndërprerjen e energjisë elektrike.

Punonjësja: Teknika shkon në objekt brenda dy ditëve e deri në dy javë është afati i heqjes së matësit.

Çështja e mbetur është pezullimi i kontratës aktuale.

Punonjësja: Do të bëjë pezullim apo mbyllje?

Qytetarja: Pezullim për 6 muaj.

Më pas e zonja e kancelarisë me gazetaren, OSHEE-në dhe policinë shkuan në objekt për të ndërprerë energjinë elektrike.

Punonjësi i OSHEE: Matësi u nxor nga objekti. U spostua nga boksi elektrik për arsye teknike, bashkangjitur matësave të tjerë. Matësi është pa energji, sipas kërkesës së abonentit për pezullimin e kontratës.

U abuzua seksualisht nga 63-vjeçari e ngeli shtatzënë, aborton 24-vjeçarja me aftësi ndryshe


Javën e kaluar “Stop” në Tv Klan një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Barbullinjë të Lushnjes. 63-vjeçari Luan Topi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe dhe 24-vjeçarja është sot 2 muajshe shtatzënë.

Pasi foli me vajzën, e ëma tha se komshiu i tyre, Luan Topi e ka gënjyer atë duke e futur në furgonin e tij të bardhë. I biri i Luanit i ofroi mamasë së vajzës 1 milionë lekë për të mbyllur gojën, por ajo nuk pranoi dhe e denoncoi në polici. Pas emisionit, prokurori i Fierit që ka çështjen, kërkoi masën e arrestit me burg për të dyshuarin Topi dhe gjykata e Fierit pranoi kërkesën e prokurorit.

Nga ana tjetër, Shërbimi Social Rajonal Fier, ka bërë procedurat në familjen e vajzës për asistencë psikologjike dhe pajisjen me kartelë të shëndetit mendor për 24-vjeçaren. Asaj do t’i lidhet kempi. Prokuroria e Fierit ngriti sot edhe një grup ekspertësh pasi vajza do të kryejë abort. Tashmë i mbetet Mjekësisë Ligjore që të bëjë analizën e ADN-së për të kuptuar nëse i dyshuari kryesor Luan Topi ka abuzuar me 24-vjeçaren me aftësi ndryshe.

/tvklan.al