Ferdinand Brahimaj, një qytetar nga Vlora ankohet në emisionin investigativ “STOP”, se i është zënë trualli i pronës.

Ai tregon se bashkë me pjesëtarët e tjerë të tokës bënë një kontratë me investitoren Nadire Qinami, për të ndërtuar në këtë zonë. Nga këto ndëtime të bëra, 30% i takon pronarëve, sipas kontatës së nënshkruar.

Por duket se kjo kontratë e lidhur që në vitin 2009 nuk u zbatua dhe sipas Ferdinand Brahimajt, investitorja, e cila është edhe vajza e hallës së tij, i nxorri jashtë loje duke bërë kontratë me palë të treta, në mënyrë të paligjshme.

Në mënyrë të paligjshme u shitën edhe apartamentet, duke disponuar vërtetime hipotekore.

15272183_1392224427464109_1012702740020892732_o

Në 2009 unë kam lidhur një kontratë me një investitore. Është kushërira ime, por banon në Tiranë. E kam vajzë halle.

Si quhet?

Nadire Qinami. Kam lidhur një kontatë me një akt marrëveshje për ndërtimin e objekteve në këtë truall që unë kisha. Domethënë 30% i merrnim ne si pronarë trualli të ndërtimit dhe 70% do t’i merrte investitori.

Ju nuk i keni marrë këto apartamente?

Po nuk i kemi marrë edhe sot që flasim. Në disa nga ato ne jemi futur, por pa dokumente. E vërteta është që ne kemi konflikte në të tjera.

Pse ku qëndron konflikti?

Me zonjën Qinami, ndërtuesen e këtyre objekteve. Në kontratë ne e kemi të përcaktuar që do t’i ndërtonte kjo zonjë. Nëqoftëse do të kishte nevojë për arsye financiare do të merrte palë të treta, për të ndërtuar këto objekte duhet të merrej miratimi i jonë. Kjo është përcaktuar në këtë kontratë të 2010-s. Së pari, në bazë të objekteve që kanë ndërtuar kanë bërë shitje të pronave.

Çfarë kanë shitur?

Apartamente, njësi shërbimi, garazhe të gjitha, por pa përcaktuar pjesët tona.

Përsa i përket shkeljes së kontratës nga investitorja Qinami, ju keni bërë një kallëzim në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës?

Në bazë të nenit 199 (a) të Kodit Penal, se ka ndëtim pa leje, shtesa katesh dhe shumë gjëra si edhe për mashtrim.

Pse kjo dosje ka mbetur pezull?

Ndërhyrja që është bërë pretendohet se kjo ka djalin në prokurori.

Çfarë pozicioni mban djali i zonjës Qinami?

Është oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Si quhet?

Skerdilajd Qinami.”

Nga ky problem që ngre Ferdinand Brahimaj del që përveçse këto apartamente janë shitur kanë marrë edhe vërtetim hipotekor. Në Hipotekën e Vlorës, Nëndrejtori Klodian Jahja pranon se investitorja nuk mund të pajiset me certifikatë, pasi nuk ka kontratë me pronarët e truallit. Kësisoj apartamentet i janë dhënë me certifikata pronësie njërit prej nënkontraktorëve, dhëndër i noteres Irena Bimo. Por si ka mundësi që këto dy certifikata pronësie janë lëshuar në llogari të nënkontraktorëve?

15304507_1392225460797339_2373877966436274995_o

Gazetari – Brilanti Sh.p.k ka aplikuar për certifikata këtu?

Nëndrejtori Hipotekës –

Ka aplikuar apo jo?

Gazetari – Çfarë faze është ajo dhe këto dy të tjerat? Çfarë procedure është ndjekur, që kanë dalë këto dy certifikata?

Nëndrejtori Hipotekës

Ky Brilant Sh.p.k ka aplikuar për lejen e ndërtimit dhe nuk është me certifikatë sepse nuk ka kryer shkëmbimin e kontratës me pronarin e truallit, ose të sjellë një aneks kontate, p.sh me pronarin e truallit. Pronari i truallit ka marrë filan, filan aparatament të saktësuar, që të regjistrojë pjesën tjetër. Nuk e ka depozituar.

Gazetari – Këto dy certifikata, si kanë dalë? Se këto janë pjesë e truallit që po flasim është pjesë takuese, që i takojnë pronarëve të truallit? Si ka mundësi që kanë dalë këto?

Nëndrejtori Hipotekës

Turi MZB e ka marrë firmën nga Brilanti. Se Brilanti sot nuk e ka më lejen e ndërtimit në emrin e tij. Kjo leja ka dalë në emër të Turit MZB.

Gazetari – Po si ka dalë kjo leje?

Nëndrejtori Hipotekës 

Me kontratë, ia kanë shitur njëri -tjetrit.

Gazetari – Kjo kontratë nuk është e vlefshme se në një kontratë që ka lidhur investitori me pronarët e truallit thuhet, që çfarëdolloj procedure që do të ndiqet me nënkontaktorë ose palë të tretë do të merret pëlqimi i pronarëve të truallit.

Edhe në Bashki, Zyra Urbanistike pranon se kolaudimi i është dhënë pallateve pa u përfunduar. Kjo është shkelje ligjore, por tani mund ta zhbëjë vetëm gjykata.

15289175_1392225967463955_1859661673048938465_o

Gazetari – Si i kanë marrë këto kështu? Si është rregulli? Kur përfundon pallati me të gjitha elementët që ka në projekt atëherë kolaudohet?

Nëndrejtori i Urbanistikës

Po. Ja cilat janë akt kontrollet e bëra nga…

Gazetari – Leja e ndërtimit…

Nëndrejtori i Urbanistikës

Karabina, sistemimi i jashtëm.

Gazetari – Asgjë nuk ka. Se di si i kanë bërë? Si i bëhet në të tilla raste, përshembull kur ka këto lloj shkelje? Konstatohen ndonjëherë dhe anullohen këto?

Nëndrejtori i Urbanistikës

Konstatimi, anullimi, duhet të ketë anën juridike që…sepse janë akteë ligjore që nuk i anullon dot. Ndoshta vetëm gjykata.

/tvklan.al