Bojkot i mësimit duke qëndruar brenda mjediseve të fakultetit. Ka qenë kjo forma dhe protesta e zgjedhur nga studentët në shumë prej fakulteteve. Bojkoti vijoi duke nxjerrë në korridore bankat dhe karriget.

Po një situatë e tillë në Universitetin Politeknik është bërë shkak për përplasje mes studetëve protestues dhe policisë. Edhe studentët në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë jo vetëm kanë bojkotuar mësimin, një pjesë prej tyre edhe sheshin, dhe kanë vendosur që këtë të mërkurë ta vijonë protestën brenda mjediseve të fakultetit.

Edhe në Fakultetin e Shkencavce Sociale, studentët mbështetën bojkotin, teksa mes tyre po diskutohet edhe ngujimi. Krahas protestës në fakultete, një grup studentësh u vendosën përpara Ministrisë së Arsimit duke përsëritur thirrjen për rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Më pas studentët vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë.

Studentët lajmërojnë për vazhdim të bojkotit deri në realizimin e plotë të kërkesave, ndërsa këshillat studentore kanë publikuar një platformë drejtuar Kuvendit, Kryeministrisë, Ministrisë e Arsimit, si dhe Universiteteve Publike, ku sipas tyre gjendet zgjidhja për të gjitha kërkesave.

Tv Klan