Një student amerikan ngeci brenda një shpelle për gati tre ditë pasi u la pas nga grupi me të cilët po zhvillonte një vizitë në një shpellë.
19-vjeçari Lukas Cavar ishte duke vizituar shpellën “Sullivan” në Indianan e jugut, pjesë e klubit për ngjitje në shpella në Universitetin e Indianas. Ai u nda nga pjesa tjetër e grupit të cilët u larguan pa të duke mbyllur edhe portën në hyrje.
“Isha shumë konfuz dhe i frikësuar. Mu desh pak kohë të mblidhja veten dhe të mendoja kthjellët në mënyrë që të gjeja një mënyrë si të mbijetoja”
, tha Cavar për Indian Daily Student.
Cavar tha gjithashtu për gazetën e universitetit se kishte lëpirë muret e shpellës me lagështirë që të mos kishte etje dhe kishte shkruar mesazhe lamtumire për familjen në telefon nga frika se nuk do të dilte i gjallë.
Pavarësisht se ai kishte bërtitur gjatë gjithë kohës për ndihmë, Lukas Cavar u shpëtua vetëm në orët e vona të së martës kur presidenti i klubit kuptoi që ai kishte humbur dhe u rikthye te shpella për ta gjetur.
/tvklan.al