Stuhi të fuqishme bore përfshinë shtetet verilindore të SHBA-së, duke shkaktuar një kaos të vërtetë dhe acar të papërballueshëm.
Shërbimi Kombëtar i Meteorologjik njoftoi se shtresa e dëborës arriti deri në 20 centimetra në Nju England.
Pritet që reshjet e dëborës të arrijnë deri në 38 centimetra në disa shtete të tjera. Këto reshje të vona i kanë befasuar banorët e jugut, të mësuar zakonisht me temperatura më të buta, të cilët kërkuan përdorimin urgjent të borëpastrueseve për të hapur rrugët.
Një numër i madh fluturimesh janë anuluar. Sipas CNN-it, kompania ajrore “Delta Air Lines” anuloi një numër të madh fluturimesh, veçanërisht nga dhe për në Atlanta të Xhorxhias.
Stuhitë shkaktuan gjithashtu edhe një numër të madh aksidentesh rrugore, fatmirësisht pa viktima. Këto reshje dëbore mund të jenë më të fortat gjatë tre viteve të fundit. /tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle