Televizioni Kombëtar Klan preku një moment historik me emisionin “E diela Shqiptare”, duke u bërë pjesë e një lidhje direkte me Domenica In, emisionin më të ndjekur në Itali.

Ekrani më i dashur i shqiptarëve dhe Ardit Gjebera u tregojnë kështu italianëve që edhe në Shqipëri bëhen spektakle të përmasave të Rai Uno, njërit prej kanaleve më prestigjioze në Europë.

Për të parën herë në historinë e medias shqiptare, miliona teleshikues në Itali kanë ndjekur të dielën shqiptare nëpërmjet Rai Uno, dy produksionet më të mëdha të televizioneve shqiptar dhe italian Domenicka In dhe E diela Shqiptare, kanë përshëndetur njëri-tjetrin në një lidhje të drejtpërdrejtë, të pritur me ovacione në të dy studiot.

Më këtë lidhje Ardit Gjebrea dhe Pippo Baudo showmenët e këtyre transmetimeve maratonë në Shqipëri dhe në vendin fqinj, shënojnë startin e një bashkëpunimi mes dy televizioneve.

Është vetëm hapi i parë në një tjetër dimension të realitetit televiziv shqiptar, i prekur për herë të parë nga Televizioni Kombëtar Klan, një bashkëpunim që u  kërkua dhe nga vetë ikona e ekranit italian Baudo.

Kjo lidhje përkoi me një tjetër prezencë jo të rastësishme shqiptare në studiot e televizioneve italiane, ku në atë të Rai Uno, performoi tenori shqiptar Armando Kllogjeri, i konsideruar si pasardhës i denjë e Lucioano Pavarotit.

Sikundër koencidoi edhe me një tjetër fakt historik për të dy prezantuesit, ditën e tyre të lindjes.

Pippo Baudo: “Ti sa vjeç je?

Ardit Gjebrea: “Unë kam lindur në 7 qershor të 1963.”

Pippo Baudo: “Si unë. Në 7 qershor të 1936. Je djali im!”…/tvklan.al