Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Beograd, Smederev, Nish, Pejë, Prishtinë, Prizëren është kjo gjeografia e sulmeve të Natos gjatë natës së kaluar. Në Beograd është goditur një stacion karburanti. Në Brenovac kanë rënë shtatë rraketa në një central termo elektrik dhe disa kazerma ushtrie. Po kështu janë bombarduar fabrika dhe instalime ushtarake si dhe një depozitë karburanti dhe një fonderi në Smederev.

Ndërsa në Kosovë është ndërmarrë sulmi intensive kundrejt disa kazermave në Prishtinë, ku janë lëshuar 11 rraketa. Po kështu rreth 20 rraketa kanë rënë në dy fshatra të Prizërenit. Bombardime ka patur edhe në malin Pashtrik dhe në rajonin e Pejës./tvklan.al