Këto janë pamjet e momentit të një prej shpërthimeve në një treg në Bejrut të Libanit. Aparati ‘Biper’ i një përfaqësuesi të Hamasit shpërthen duke e shtirë në toke teksa po blinte. Mesditën e së martës mijëra shpërthime të aparateve të militantëve të Hamas tronditën njëherësh Libanin.

Ambulancat nisën të dërgojnë të plagosurit nëpër spitale, kaos në rrugët e qyteteve kryesore. Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se të paktën 11 vetë u vranë dhe 4000 të tjerë janë plagosur, mes tyre luftëtarë të Hezbollahut, mjekë dhe ambasadori i Iranit në Bejrut, Mojtaba Amani.

Ministria e Shëndetësisë tha se 400 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën. Vdekjet e plagosjet erdhën nga shpërthimi i menjëhershëm i një pajisjeje komunikuese i njohur si “Pager” ose “Beeper” që përdoren për dërgimin e mesazheve dhe sinjaleve.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah mësohet se nuk ka mbetur i plagosur nga këto shpërthime. Një ekspert ushtrie i tha BBC-së se pajisjet ka të ngjarë të kenë qenë të mbushura deri në 20 gramë me eksploziv të shkallës ushtarake. Ndërkohë që një sulm i ngjashëm në seri ndodhi dhe Damask të Sirisë, ku mbetën të vdekur 7 anëtarë të Hebzollahut.

Sipas një deklarate të lëshuar në televizionin e grupit militant, Hezbollahu i Libanit fajësoi Izraelin për serinë e shpërthimeve me ‘Pager’ në të gjithë Libanin, duke thënë se do të marrë ndëshkimin e merituar. Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë në lidhje me shpërthimet.

Ndërsa qeveria Beniamin Netanjahut u strehua në bunkerin e sigurisë pas kësaj ngjarjeje dhe për të analizuar situatën. Izraeli dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga shpërthimi i luftës në Gaza tetorin e kaluar.

Tv Klan