Pankinat nën shënjestrën e presidentëve të klubeve
Ky sezon i Supërligës nisi me vonesë. Presidentët nuk pranuan të zbritej në fushë për disa kërkesa ekonomike. Trajnerët patën mundësi që të eksperimentonin me skuadrat e tyre për të gjetur rreshtimin më të mirë, për të perfeksionuiar skemat gjatë lojës.
Sezoni nisi dhe në 4 javët e para solli dy shkarkime teknikësh. Pak pas Egbo u shkarkua Armando Cungu nga Laçi. Edhe një herë duket se presidentët do të jenë të paduruar. Të gjithë kërkojnë fitore, të gjithë kërkojnë rezultate të mira.
Tirana i bëri dalje Emmanuel Egbo që në dy ndeshjet e para në sezonit. Dukej se dikush po priste një humbje. Ajo erdhi ndaj Korabit në Kupë. Egbo u përcoll shumë shpejt dhe shumë thjeshtë. Sezoni i shkuar, një shkëlqimi i gjithi bardheblu që kulmoi me titullin kampion, u duk një e shkuar e largët.
Nevil Dede mori drejtimin e Tiranës. Ndryshimi nuk erdhi ashtu sikurse pritej, i menjëhershëm, madje mes tifozerisë ka shije të hidhur. Mendohet se tekniku do të ndryshojë shpejt rreshtimin dhe formacionin për ta rikthyer skuadrën drejt suksesit.
Në Laç nuk janë shquar për durim, por me Armando Cungun në sezonin e fundit u duk se gjërat kishin ndryshuar. Tekniku shkodran gjithnjë objektiv dhe me këmbë në tokë e drejtoi skuadrën kurbinase në 38 ndeshje. Regjistroi 21 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje.
Në Europë kaloi Keslan, por nuk ia doli me izraelitët e Hapoel Ber Sheva. Cungu u pasua nga Stavri Nica, i cili është gjithnjë shpëtimtari i skuadrës laçiane.
4 javë, 2 trajnerë në 10 skuadra. Çfarë do të ndodhë kur rivaliteti të rritet më shumë në vazhdim të sezonit?
Tv Klan