Java e parë e kampionatit të futbollit ka filluar me zhgënjimin e Vllaznisë në Kavajë dhe Tiranës në kryeqytet. Kampionët e Shqipërisë janë mundur 3-1 nga Flamurtari.
Nuk mund të quhet surprizë pasi rivaliteti mes këtyre dy ekipeve u trashëgua që prej fundit të sezonit të shkuar. Në një farë mënyrë vlonjatët nxorën inatin e humbjes në trofeun e Superkupës.
Në Qemal Stafa çdo gjë është mbyllur në pjesën e parë të takimit. Vlonjatët shënojnë në të 11 me Alvis dhe dyfishojnë në të 18 me Rroshin. 10 minuta më pas golin e vetëm për Tiranën e realizon vlonjati Abil Aliaj.
Një gabim i mbrojtësit të Tiranës Lila i kushton atij ndëshkimin me karton të kuq dhe një 11 metërsh që kthehet në gol nga Mema.
Ne ndeshjen e parë të skuadrës së zemrës tifozët bardh e blu kanë gjetur rastin të urojnë edhe prefektin e ri të Tiranës, Keltis Kruja, për detyrën e tij.
Vllaznia është mundur në Kavajë duke e filluar me këmbë të majtë kampionatin. Dy golat e Besës kanë si autor Xhafajn dhe Fagun, ka pësuar edhe Teuta në Fier me Apoloninë, po me rezultat 2-0.
Në Krujë Dinamo ka mundur Kastriotin 3-1, Bakaj, Muçi dhe Kulaj janë autorët e golave për skuadrën e kryeqytetit.
Shtatë gola janë shënuar në Korçë në fitoren 4-3 të Skënderbeut me Laçit, Gramozi dhe Shkumbini kanë barazuar pa gola./tvklan.al