Derbi i kryeqytetit në javën e gjashtë
Ndeshja e parë e madhe për sezonin e ri të Superligës do të jetë Tirana-Kukësi. Kjo supersfidë u vendos nga shorti i hedhur nga federata e futbollit këtë të enjte që nisi me një incident.
Syri i keq u prish, fatmirësisht pa dëmtime serioze për Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku.
Goglat vendosën që për ndeshjet e tjera Teuta të përballet me Skënderbeun, Vllaznia me Apoloninë që u ngjit nga kategoria e parë, Bylisi me Laçin ndërsa Partizani do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit që rikthehet në Superligë. Derbi i kryeqytetit i parë për sezonin e ri pritet të vijë në javën e 6.
Më herët është përcaktuar data 12 Shtator për nisjen e sezonit të ri, por skuadrat e Kategorisë Superiore, pjesë e Ligës Profesioniste të Futbollit vazhdojnë ende të kërcënojnë me bojkot të kampionatit nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për ligjin e sportit, dhe sponsorizimet.
“Po presim që sa më shpejt të ulemi për të negociuar dhe për të filluar. Në rast se nuk do të gjejmë gjuhën e përbashkët, vendimmarrja e anëtarëve të ligës është për të bojkotuar kampionatin”.
Kërkesat e tyre, 10 klubet e Superligës ia dërguan zyrtarisht kryeministrit dhe Kuvendit të Shqipërisë, por ende prej dy institucioneve nuk ka një reagim.
Tv Klan