Surpriza, polemika dhe zhgënjim mes protagonistëve

Superliga nisi me dy muaj vonesë dhe skuadrat deklaruan se ishin përgatitur mirë duke patur kohë të provonin skema në stërvitje dhe ndeshje miqësore. Por ndeshjet e javës së parë nuk sollën ndeshje me rivalitet të lartë.

U regjistruan 3 fitore dhe 2 barazime. U shënuan 11 gola, me një mesatare prej 2.2 golash për ndeshje. Por starti pati dy surpriza. Kastrioti shtangu Partizanin, duke shënuar, rezistuar mirë deri në fund, dhe pikërisht fundi i shpërbleu me golin e fitores. Zhgënjimi i trajnerit Daja është i natyrshëm.

Skënderbeu me djem të rinj rezistoi në Durrës dhe mori një pikë ndaj një ekipi pretendent si Teuta.

Në javën e parë të ndeshjeve nuk kishte si të mungonin kontestimet. Kukësi pretendon se në golin e parë të Tiranës kishte më parë faull të Najdovskit që realizoi gol.

Por habia vjen nga kampi shkodran, që edhe pse fituan pastër 2-0 ndaj Apolonia, drejtuesit e Vllaznisë pretendojnë se u janë mohuar dy mundësi për të shënuar, një penallti dhe një për jashtë loje inekzistent. Gjithsesi, trajneri Thomas Brdariç, si ndeshje e parë, është i kënaqur.

“Ne duam të ndërtojmë një skuadër, ky është objektivi i parë. Ne jemi konkurrues. Kam parë një skuadër që donte të luante futboll. Në çdo ndeshje duhet të hyjmë në 100% dhe do të shohim në fund se çfarë do të ndodhë”, tha Brdariç.

Nga 5 të ndeshjes të Superligës, 2 u zhvilluan në stadiume neutrale. Kjo situatë do të vijojë edhe këtë fundjavë për shkak se Tirana, Kukësi, Partizani dhe Kastrioti ende nuk kanë ku të luajnë.

Tv Klan