Elvin Beqiri i ka dhënë fitoren Vllaznisë në ndeshjen kundër Teutës e luajtur në “Loro Boriçi”. Mbrojtësi ka shënuar në minutën e ’93 golin e 3 pikëve. Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me avantazhin e shkodranëve pas golit të Safet Osjes. Për Teutën kish barazuar në pjesën e dytë Hysa, por Vllaznia mbetet në vendin e dytë të renditjes pasi Tirana fitoi me Lushnjen falë autogolit të Laert Ndonit në minutën e 13.
Prej minutës së ‘27 Tirana ka luajtur me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Kçirës. Në vendin e tretë të renditjes vazhdon të jetë Shkumbini edhe pse ka barazuar 0-0 me Flamutrarin në Vlorë. Dinamo ka humbur në Ballsh me Bylisin 1-0. goli mban emrin e Nenajt. Kjo është fitorja e parë pas 8 vitesh e Bylisit me Dinamon. Në Fier Besa e vendit të 4 është mundur nga Apolonia 3-1. 2 gola për fierakët janë shënuar nga Mladen Brkic dhe tjetri nga Washington.
Partizani në Tiranë do të kish fituar ndaj Elbasanit, por Julian Ahmataj barazoi në minutën e fundit të kohës së rregullt. Për Partizanin të dy golat janë shanuar nga Marius Ngjela. Ndërsa goli i parë i Elbasanit u realizua nga Abazaj në mesin e pjesës së parë./tvklan.al
Gazetar: Erjon Todhe