Ndër telefonuesit që u bënë pjesë e temës së ditës në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, një prej tyre krijoi një moment surprize të këndshme. Kompozitori i njohur Enver Shëngjergji telefonoi në program pa u druajtur ta fshihte identitetin. Gjatë bisedës me moderatorin Aldon Lipe, kompozitori tregoi edhe për gjendjen e tij delikate shëndetësore.

Enver Shëngjergji: Me Aldon flas?

Aldo: Po, kush jeni?

Enver Shëngjergji: Unë nuk do të të fshihem  Aldo, të të them të plotë kush jam. Jam Enver Shëngjergji.

Aldo: Ooo Vero! O, kompozitori! I dashur si je?

Enver Shëngjergji: Shumë sëmurë Aldo.

Aldo: Të shkuara!

Enver Shëngjergji: Jam drejt  paralizës.

Aldo: Të kam ndjekur, të kam parë.

Enver Shëngjergji: Megjithatë, t’u prezantova me emër, mbiemër që të mos jem ‘incognito’ se nuk  kam frikë. Në lidhje me temën, kemi parë shumë Trump-a ne, kanë hyrë e kanë dalë. Populli ka një shprehje të bukur, “të mbajttë e jotja!” Nëse ne nuk do të jemi në gjendje të mbajmë veten, është e kotë të na mbajë komshiu./tvklan.al