Pas breshërisë së urdhrave ekzekutivë të nënshkruar nga presidenti Donald Trump në ditën e parë në detyrë, situata është e paqartë në sektorin e industrisë dhe në komunitetet e emigrantëve.
Urdhrat ekzekutivë po merrnin tani fuqi ligjore. Prokurorët e Përgjithshëm të 18 shteteve paditën të martën administratën Trump për të bllokuar një urdhër që refuzon të njohë si qytetarë amerikanë fëmijët e lindur në ShBA nga prindër pa dokumente.
Në ditën e parë të plotë të administratës së dytë Trump, presidenti u takua me politikanët kryesorë të Partisë Republikane, duke përfshirë kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe senatorin John Thune që është kreu i shumicës në Senat.
Në qendër të diskutimit, prioritetet e hershme të mandatit, zgjatja e afatit të legjislacionit për reduktimin e taksave që vetë Trump e nënshkroi në ligj që në vitin 2017.
Republikanët, të cilët kanë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, po punojnë për hartimin e legjislacionit që do të zgjasë afatin e ligjit për uljen e taksave, uljen e shpenzimeve federale dhe masa kundër emigracionit.
Tv Klan