Aventura e Wojciech Szczesny me Barcelonën ka nisur edhe zyrtarisht. Portieri 34-vjeçar është regjistruar tashmë në La Liga për të qenë i gatshëm në urdhërat e teknikut Hansi Flick dhe bashkuar me spanjollët deri në fund të sezonit. Polaku zëvendëson Marc Andre Ter Stegen, i cili ka mbyllur këtë vit futbollistik për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.
Lëndimi i gjermanit i lejoi Barcelonës të aktivizonte një klauzolë në rregulloren e ligës, e cila u mundëson klubeve të ndërhyjnë në merkato nëse një lojtar dëmtohet për më shumë se katër muaj.
Ky rregull i ka lejuar klubit të shpenzojë deri në 80% të pagës së Ter Stegen për të sjellë një zëvendësues, edhe pse merkato është e mbyllur. Pavarësisht që nuk ishte në aktivitet prej tre muaj e gjysmë që nga Europiani 2024, klubi ka mbetur i impresionuar me aftësitë e tij në stërvitje.
Klan News