Për Italinë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian do të ndodhë para vitit 2030. Nga Beogradi ku takoi homologun e tij serb, shefi i diplomacisë italiane Antonio Tajani u shpreh optimist për rrugën e integrimit për shtetet e rajonit.

Italia i sheh shtetet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së përpara vitit 2030”.

Në funksion të çuarjes përpara të bashkëpunimit mes vendeve ballkanike, Tajani bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt do të mbahet edhe një takim tripalësh mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë.

“Kemi vendosur që të organizojmë një takim tripalesh mes Italisë, Serbisë e Shqipërisë. Ky për ne do të ishte një zhvillim i rëndësishëm pasi na jep mundësinë për të përforcuar dialogun dhe bashkëpunimin mes shteteve ballkanike”.

Qëndrim i Romës zyrtare për integrimin e Ballkanit Perëndimor është më i avancuar edhe se ai i shprehur më parë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili një vit më parë bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

Tv Klan