Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama.
Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se ky takim ka theksuar lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqiërisë.
Në këto lidhje, ambasada e SHBA, përfshin dhe rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, për të cilat thotë se janë jetike për të çuar përpara paqen në rajon dhe më gjerë.
“Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, shkruan ambasada e SHBA në “Facebook”.
/tvklan.al