Su Burcu Yazgı Coşkun është aktorja e njohur turke e cila ka bërë për vete publikun shqiptar në rolin e saj si protagoniste në serialin “Për familjen time”. Nga studioja e “Shije Shtëpie”, Drejtori i Programacionit në Televizionin Klan, Albert Dumani thotë se aktorja është shqiptare.

Albert Dumani tha se aktorja ia kishte konfirmuar vetë këtë gjatë një takimi në shesh-xhirimin e një seriali. Ai shton se nëna e saj është shqiptare, me origjinë nga Prishtina.

Su-Burcu-Yazgi-Coskun
Su-Burcu-Yazgi-Coskun

Katerina Trungu: Kjo është aktorja që ishte protagoniste në serialin me studentët.

Albert Dumani: Tek seriali “Për familjen time” dhe e kam takuar së fundmi. Kur i thashë që jam nga Shqipëria, tha ‘edhe unë tha jam shqiptare’. Dhe pastaj i thashë “si ka mundësi”, “po, nëna ime është shqiptare dhe është nga Prishtina”, më tha. Është kontakti i drejtpërdrejtë, që unë kuptova se Su Burcu është shqiptare. Ajo mori famë nga seriali “Për familjen time”. Tani ka nisur një serial të ri që shpresoj të ecë mire dhe besoj se do të shfaqet edhe në Televizionin Klan vitin e ardhshëm.

Albert Dumani ndau në studio të tjera detaje nga eksperiencat e tij në shesh-xhirimet e serialeve turke.  Ndër rastet kur ka mbetur i mrekulluar ishin xhirimet e serialit “Osmani” dhe “Doktori i mrekullive”, skenat e të cilit janë xhiruar në një spital real.

Katerina Trungu: Të të pyes dhe për pjesën e prapaskenave. The që ke qenë në shesh-xhirim të disa serialeve. Cilat seriale kanë qenë nëse mund të na tregosh pak?

Albert Dumani: Kam qenë tek disa, tek “Osmani” mbaj mend që ishte një prodhim madhështor, që është seriali më i kushtueshëm i të gjitha kohërave. Filloi me “Ertugrulin” dhe pastaj vazhdoi me “Osmanin”. Kam qenë tek “Doktori i mrekullive”, në spital që ishte një spital real dhe kati i nëntë ishte vetëm shesh-xhirim. Unë kur shkova aty kishte shumë njerëz tha “sa të sëmurë qenkan këta”, se rrinin ulur nëpër stola “jo presin aktorin kryesor.”/tvklan.al