“Çmimi i naftës, i papërballueshëm. Rumbursoni TVSH”
Pas qytetarëve, në protestë për rritjen e çmimit të hidrokarbureve në vend u ngritën edhe taksistët. Protesta e thirrur nga Sindikata e Taksistëve të Shqipërisë nisi përpara Kryeministrisë.
Kërkesat e tyre janë heqja e akcizës së naftës, ulja e taksës së qarkullimit, rimbursim të TVSH-së, si dhe lufta ndaj informalitetit.
“I kërkojmë kryeministrit të na mbështesë, të ulë akcizën dhe TVSH për shërbimet taksi. Kostoja nuk del. Populli do të paguajë trefish më shumë”
Pas kryeministrisë, taksistët marshuan drejt Bashkisë së Tiranës, të cilës i kërkuan të kufizoj dhënien e licencave.
Më pas taksistët u zhvendosën tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ku paralajmëruan vijimësi të protestave nëse nuk ju plotësohen kërkesat.
Tv Klan