Lajme Arkiva 2003

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Tatjana Kongoli ka hedhur poshtë reagimet e opozitës se emërimi i zotit Kasëm Cenaj në krye të doganës së Vlorës u bë për arsye politike. Megjithëse ai është sekretar i degës socialiste në Vlorë. Në mbrojtje të kësaj ideje ajo e ka cilësuar këtë emërim si të domosdoshëm dhe të merituar.

Tatjana Kongoli: Pikërisht ishin rezultatet jo të kënaqshme të degës doganore Vlorë veçanërisht që influencuan në realizimin në masën 97.4% të planit të të ardhurave për muajin e Qershor në rang sistemi. Për të evituar përsëritjen e kësaj situate për muajin Korrik vendosa zëvendësimin e kryetarit të komanduar të kësaj dege me një funksionar tjetër karriere të drejtorisë rajonale Vlorë.

Ajo ka theksuar më tej se nuk rezulton asnjë tregues i cili do të mund të pengonte këtë emërim, pasi bëri një përmbledhje të punës së tij, zonja Kongoli shprehu besimi se gjatë muajit korrik dogana e Vlorës do të shpreh rezultate më të mira se muajin e kaluar./tvklan.al