Fiton 29 trofe në “American Music Awards”

Taylor Swift ka dominuar ‘American Music Awards’ duke çuar në shtëpi 5 çmime, plus artisja më e mirë e dekadës.

Këngëtarja më e dashur e amerikanëve e ka çuar numrin e trofeve në “AMA” gjithsej në 29, duke thyer rekordin e vendosur nga Michael Jackson i cili kishte marrë 24.

Ashtu siç pritej, Billie Eilish është vlerësuar si artisja e re më e mirë e vitit dhe artistja më e mirë e rrokut alternativ.

Por mbrëmja pati edhe yje të tjerë që dhanë spektakel me performancat e tyre, si Dua Lipa, Lizzo apo Toni Braxton, e cila festoi 25 vjet karrierë me hitin ‘Unbreak My Heart’.

Tv Klan