Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dollari amerikan shënoi sërish rritje ndaj monedhës së përbashkët euro, duke testuar nivelet më të larta të dy javëve të fundit. Rritja u mbështet nga të dhëna optimiste rreth ekonomisë amerikane të publikuara javën e kaluar.

Edhe gjatë kësaj jave, përsëri vëmendja e investitorëve është fokusuar në të dhënat ekonomike të SHBA, ku pa dyshim treguesi më i rëndësishëm do të jetë ai i tregut të punës, pasi tregu i punës ka dhënë të dhënat më pak optimiste në ringritjen e ekonomisë amerikane.  Nëse të dhënat do të jenë inkurajuese, dollari amerikan mund të fitojë sërish terren ndaj monedhave kryesore.

Sipas ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare, leku është zhvlerësuar ndaj euros, ndërkohë që është shkëmbyer e qëndrueshme ndaj dollarit amerikan, krahasuar me nivelet e mbylljes së javës së kaluar./tvklan.al