Lajme Arkiva 2004
Monedha e përbashkët Euro u shkëmbye afër niveleve më të ulëta të kësaj jave ndaj Dollarit amerikan kur tashmë duket se shqetësimet e autoriteteve të larta të vendeve të eurozonës kanë frenuar rritjen e pandërprerë të Euros gjatë dy muajve të fundit.
Menjëherë pasi monedha e përbashkët shënoi të hënën nivelet më të larta të gjithë kohërave ndaj dollarit, autoritetet evropiane shprehën hapur shqetësimin e tyre mbi rritjen e Euros duke bërë që investitorët të tregohen mjaft të kujdesshëm për të shtyrë më lartë monedhën e përbashkët.
Mbledhja e G7 në Florida në fillim të shkurtit do të fokusojë si një ndër temat më të nxehta rënien e përgjithshme të Dollarit.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare n tregun tonë të brendshëm valutor, dollari amerikanë ka fituar pikë ndaj monedhës sonë kombëtare n një kohë që nuk shënohen ndryshime të konsiderueshme në raportet e lekut me Euron krahasuar me ditën e djeshme./tvklan.al