Lajme Arkiva 2003
Tregjet ndërkombëtare valutore i karakterizuar nga shitjet masive të Dollarit amerikan kundrejt monedhave kryesore botore menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit të G7 në Dubai ku tregjet valutore qenë një temë mjaft e nxehtë.
Grupi G7 bëri thirrje për një sistem më fleksibël të kurseve të këmbimit në mënyrë që të zhduken disekuilibrat ekonomikë global. Sipas analistëve politika për një dollar të fortë tashmë mund të quhet zyrtarisht e vdekur dhe pritet që dollari amerikan të zhvlerësohet edhe më tej ndaj një sërë monedhash kryesore.
Në këtë rrjedhë monedha amerikanë shënoi nivelin më të ulët të tre viteve të fundit ndaj Jenit japonez që arriti të vlerësoj rreth 2% ndaj dollarit. Dollari amerikan u zhvlerësua edhe ndaj monedhës së përbashkët.
Paundit britanik dhe Frangës zvicerane duke u gjetur në presion të madh këtë fillim jave në tregjet ndërkombëtare valutore.
Sipas specialistëve të bankës italo-shqiptare në tregun tonë të brendshëm valutor si rezultat i ndryshimeve të raporteve të tregjeve të huaja, monedha kombëtare e lekut është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj monedhës amerikanë, ndërkohë që ka humbur fare pak pikë ndaj monedhës së përbashkët evropiane./tvklan.al