Lajme Arkiva 2003

Në tregjet ndërkombëtare valutore, Dollari amerikan shënoi sërish një rritje të lehtë ndaj monedhës së përbashkët euro, ndërkohë që ra në nivelet më të ulëta të tre viteve të fundit ndaj Jenit japonez.

Sot në fokus të investitorëve është mbledhja e rezervës federale  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi normat e interesit të cilat sipas parashikimeve të tregjeve financiare  priten të mbeten të pandryshuara.

Nëse rezerva federale do të japë një tablo optimiste rreth rritjes ekonomike në Shtetet e Bashkuara, atëherë Dollari amerikan mund të fitojë sërish pikë ndaj euros.

Në mesditë në orët evropiane të shkëmbimeve, monedha e përbashkët evropiane u shkëmbye në nivelet 1 Euro baras me 1.17 dollarë. Euro nuk arriti të reagonte pozitivisht edhe pas publikimit të një indeksi ekonomik mjaft të rëndësishëm në gjermani që shënonte një rritje të konsiderueshme për muajin tetor.

Në tregun tonë të brendshëm valutor sipas specialistëve të bankës italo-shqiptare, nuk shënohen ndryshime të konsiderueshme të raporteve të monedhave kryesore, ndaj monedhës sonë kombëtare lekut krahasuar me ditën e djeshme./tvklan.al