Ervin Salianji thotë se pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lënë në fuqi atë të Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit burg për “Babalen”, ka komunikuar me drejtuesit e policisë për t’u vënë menjëherë në dispozicion.
Më tej, Salianji shton se ka folur dhe me prokurorin e Tiranës se çfarë duhet bërë që të mos e zgjasin më dënimin e tij teksa shton se sapo të bëhet procedura, nesër do të jetë aty.
Blendi Fevziu: Vendimi i formës së prerë që jepet nga Apeli, e ndërpret mandatin tuaj të deputetit, apo duhet të mblidhet Komisioni i Mandateve?
Ervin Salianji: Kam komunikuar sot me drejtuesit e policisë për t’u vënë në dispozicion menjëherë dhe me prokurorin e Tiranës për të ju thënë se çfarë duhet nga unë që të mos e zgjasim sepse do të fillojnë aludimet. Sapo të bëhet procedura nesër do të jem aty.
Nuk ka asnjë dënim për kallëzim të rremë, sidomos ndaj një politikani deri më sot. Kushtetuta thotë se nuk mund t’i hiqet imuniteti i deputetit pa marrë miratimin nga Parlamenti. Mendimi im, në rastet kur një sistem gjyqësor, në parim është që imuniteti i deputetit i është dhënë për të mos abuzuar me ndjekjen penale dhe për ta mbrojtur nga pushtetet e tjera.
Mund të çmendet një sistem gjyqësor për shembull, ky është rasti tipik dhe dhe Parlamenti thotë që je “çmendur” dhe të ndalon të mos ndodhë kjo për të tjerët. Por nuk jemi para rastit klasik. Është një debat që i takon për t’u bërë nga profesionistët.
Blendi Fevziu: Ju vunë në dijeni se ku do ta vuani dënimin?
Ervin Salianji: Jo, ende.
/tvklan.al