Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga sulmi rus në një qendër tregtare në Harkiv të Ukrainës pasditen e së shtunës. Lajmin e konfirmoi guvernatori i rajonit të Kharkiv, i cili tha se bilanci fatkeqësisht ishte rritur.
Ndërkohë që rreth 40 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, teksa dy bomba te ashtuquajtura rrëshqitëse goditen qendrën tregtare, ku sipas autoriteteve lokale në atë moment ishin mbi 120 persona.
Rusia mori përsipër sulmin, por e justifikoi atë me pretendimin se brenda kësaj qendre fshihej një depo armësh. Ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se ky sulm është një tjetër rast që tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë të çmendur si Putin, ndërsa u bëri thirrje dhe një herë partenrëve ndërkombëtarë që të mbështesin Ukrainën me armatime.
Shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell dënoi me termat më të ashpra sulmet mizore që Rusia ka nisur ndah Harkivit, ndërsa paralajmëroi se autorët e tyre do të mbajnë përgjegjësi. Koordinatorja humanitare e OKB-së për Ukrainën, Denise Broën, dënoi sulmin, duke e quajtur atë “absolutisht të papranueshëm”.
Tv Klan